Pse duhet ta ruajmë xhe’nazen tërë natën, nëse nderon je’te ne nje kohe qe nuk mundemi me e va’rr’os..?!

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe rikujtoni vd’ek’jen dhe afrimin e saj, përgatituni për të me vepra të mira dhe pendim nga gjynahet dhe të ligat. Harresa e vd’ek’jes i ngurtëson zemrat dhe nxit pas dynjasë. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shpeshtoni rikujtimin e shkatërruesit të kënaqësive”. Dmth. vd’ekj’en.

Abdullah ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ta, përcjell dhe thotë: Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, më vëndoi dorën mbi supin tim dhe më tha: “Jeto në këtë botë sikur të jesh i huaj ose si një kalimtarë rruge”. Ibën Omeri gjithnjë thoshte: kur të ngrysesh mos prit agimin e kur të gdhihesh mos e prit muzgun e mbrëmjes. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta yte për vd’ek’jen tënde.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Secilit prej jush Xheneti është më i afërt se sa lidhësja (rripi) i nallaneve dhe poashtu Xhehenemi”.

O ju robërit e Allahut, rikujtimi i vd’ek’jes njeriun e bën asket në dynja, e nxit në vepra të mira dhe në pendim nga gjynahet dhe në braktisjen e padrejtësive dhe dhënien e të drejtave të njerëzve. Pasi që vd’ekj’a është fundi i jetës së njeriut në këtë dynja, Allahu i Madhëruar ligjësoi për të vdekurin dispozita ku njeriu detyrohet t’i njeh dhe t’i praktikon te të vde;kurit musliman. Këto ligje njihen si dispozita të xhenazes, të cilat është e domosdoshme të njihen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *