Receta me patate që kthen ngjyrën e flokëve të thinjura

Të gjithë e dimë se flokët bëhen të thinjura kur qelizat ngjyrë-prodhuese ndalojnë prodhimin e pigmentit. Dhe kështu në mënyrë tipike, njerëzit fillojnë të kenë flokë të thinjura gjatë të tridhjetave, por nganjëherë edhe në moshë më të re dhe ky fakt i shqetëson shumë, prandaj për këtë arsye të gjithë fitojnë frikën nga flokët e thinjura.

Shpesh herë të gjithë ne e gjejmë zgjidhjen në ngjyrosjen e flokëve me ngjyra artificiale, por ngjyra artificiale aq sa na kryen punë mund të jetë edhe e dëmshmee për flokët tanë, gjithashtu do të shtonte shpenzimet tuaja, do të ndjeni strees dhe lodhje nga kjo rutine dhe në fund nuk do të mbuloni plotësisht flokët e thinjura.

Sigurisht flokët e thinjura mund t’i ngjyrosni me ngjyrë për t’i fshehur thinjat, por në qoftë se jeni lodhur duke e bërë këtë dhe dëshironi të mos keni ngjyrë tjetër të flokëve por ngjyrën e vërtetë të flokëve tuaja, ne ju sugjerojmë këtë recetë me vetëm një përbërës, për të ndihmuar në fshehjen e thinjave të padëshiruara.

E gjitha çfarë ju duhet është një tenxhere me lëvore të patates dhe 2 gota ujë.

Përgatitja:
Hidhni lëvoret e patateve në ujë dhe vlojini për pesë minuta. Pasi të kenë vluar lini që të ftohen. Lëngu në fillim kthehet në ngjyrë të verdhë, më pas në të zezë.

Përdorimi:

Pastroni flokët me shampon, siç e bëni zakonisht kur pastroheni. Hidhni përzierjen e patateve në flokët tuaja nga lëngu që lëvoret e patates kanë lëshuar dhe pastaj mbuloni flokët me një peshqir. Mbajeni atë për disa minuta. Provojeni këtë recetë disa herë në javë dhe shumë shpejtë do të vreni efektin se si do të kthehet ngjyra natyrale e flokëve tuaj për pak kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *