Dedaj: ‘Në Kosovë po instalohet diktaturë, do të jem ambasador deri në fund të mandatit’

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka komentuar lajmin për shkarkimin e tij nga ky post.

Dedaj në ‘Klan Kosova’ ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve është tentim grusht-shteti.
Ai ka thënë se nuk do ta pranojë vendimin për shkarkim.

“Në Kosovë po instalohet diktaturë. Do të jem ambasador deri në fund të mandatit”, ka thënë Dedaj duke shtuar se: “Kam qenë flamurtar i integrimeve euroantlantike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *