Duriqi: Simbolet fetare duhet të hiqen prej shkollave publike

Gazetari Visar Duriqi po thotë se për moslejimin e simboleve fetare, ka një udhëzim administrativ që përcakton një rregull të tillë.

Duriqi mes tjerash deklaron se një ndryshim të këtij udhëzimi po duan ta ndryshojnë vet imamët radikalë siç i quan ai, sipas kërkesave të tyre, njofton Klan Kosova.”Ka një udhëzim administrativ ku nuk lejohen simbolet fetare. Nuk specifikohet veç shamia, por të gjitha simbolet fetare. Dhe shamia është simbol fetar, pra nuk është diçka tjetër përveç simbol fetar”.

Në të kaluarën ka pasur raste që kanë shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese për shkak të këtij udhëzimi”.”Kosova parimisht është një shtet sekular. Simbolet fetare duhet të hiqen prej shkollave publike, qoftë simbolet e një feje të caktuar, apo një tjetre. Nxënësit nuk duhet të lejohen sikurse me shami, s’duhet lejuar as me kryq që të vijojnë mësimet. Deri tani nuk janë bërë publike në media, rastet kur dikush është përjashtuar për kryq”.”Që i bie në një formë se institucionet publike po ju japin material imamëve që të reagojnë në këto çështje”.”Kemi një udhëzim administrativ, nuk ka rënë ndesh me Kushtetutën deri tash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *