Serbia vazhdon mosnjohjen e targave “RKS”, Pamje se si Kosovarët detyrohen t’i heqin ato në kufi (Video)

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të kenë probleme në pikën kufitare Merdare, gjatë hyrjes në Serbi.
Ata po detyrohen t’i heqin targat e veturave të tyre, si kusht për të hyrë në territorin serb, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar një video të bërë gjatë ditës së sotme, ku shihet qytetari nga Kosova teksa largon targat e veturës “RKS”, e më pas vazhdon rrugën.

Edhe pse Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Bruksel për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të dy shteteve, kosovarët që shkojnë apo kalojnë transit nëpër Serbi, janë të detyruar të largojnë targat “RKS” dhe të pajisen me targa “prova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *