Keni dhimbje, kruajtjr dhe zhurma ne vesh, ja sëmundjet që e tregojne dhe si ti kuroni..!?

Dhimbjet e veshit janë të tmerrshme dhe shqetësuese.

Shumë nga dhimbje janë si shkak i depozitimeve të lëngëta në vesh, tingujt e lartë, të ftohtit, infeksionet, dylli, dëmtimet brenda veshit e të tjera, transmeton Klan Kosova.

Përveç se me medikamente dhimbjet mund të shërohen edhe me produkte që gjenden në kuzhinë.

Këto janë disa prej tyre.

Vaj ulliri
Vaji i ullirit vepron si një qetësues i shpejtë ndaj dhimbjeve të veshit. Ai shërben si lubrifikant dhe ndihmon për të luftuar infeksionet në vesh. Gjithashtu mund të ndihmojë në ndalimin e zhurmave brenda veshit. Hidhni 3-4 pika vaj ulliri të vakët në kanalin e veshit. Gjithashtu mund të ngjyeni një tampon pambuku me vaj ulliri dhe ta vendosni në vesh.

Hudhra
Vetitë analgjezike dhe antibiotike të hudhrës ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të veshit të shkaktuara nga infeksionet. Nxehni 1 lugë çaji hudhër të grirë në të. Lëreni të ftohet dhe kullojeni vajin. Hidhni 2-3 pika prej tij në veshin që ju dhemb. Një tjetër opsion është të shtrydhni lëngun e disa thelpinjve hudhër dhe hidheni në veshin që ju dhemb.

Qepa
Qepa është një prej medikamenteve shtëpiake më të efektshme në dhimbjen e veshëve. Vetitë antiseptike dhe antibakteriale të saj funksionojnë mirë në trajtimin e dhimbjeve të veshëve. Prisni imët një qepë të freskët dhe mbështilleni me një napë të pastër. Mbajeni natën në veshin e infektuar për 5-10 minuta. Përsëriteni këtë proces disa herë në ditë. Gjithashtu mund të merrni një lugë lëng qepe të shtrydhur dhe ta ngrohni pak. Më pas hidhni 2-3 pika në vesh, 2 deri në 3 herë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *