10 netet e fundit te Ramazanit.. Keto jan lutjet qe duhet ti beni Zoti ua pranofte

Pyetja: Si ta ngjallim natën e Kadrit? Me namaz apo me lexim tëKuranit dhe leximin e jetëpërshkrimit të Pejgamberit (lavdërimidhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), apo me këshillë, udhëzimdhe manifestim në xhami me rastin e shënimit të saj?

Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut …
Së pari: I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahutqofshin mbi të) angazhohej në mënyrë të veçantë me adhurim nëdhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Angazhimi i tij përfshinte namazin, leximin e Kuranit dhe lutjen. Buhariu dhe Muslimi

transmetojnë nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kur
hynin dhjetë ditët e fundit e ngjallte natën, i zgjonte familjen e tij dhe përkushtohej në adhurim.” Ndërsa Imam Ahmedi dhe Muslimi transmetojnë se: “I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) angazhohej në adhurim dhjetë ditët e fundit të

Ramazanit, me një angazhim që nuk e bënte jashtë tij.”Së dyti: I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut
qofshin mbi të) ka nxitur që të falet namazi i natës në natën eKadrit me besim të plotë dhe llogaritje në shpërblim.

Ebu Hurejre
(Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që
falet natën e Kadrit me besim të plotë dhe llogaritë në shpërblimin,do t’i falen atij mëkatet e mëparshme.” (Buhariu dhe Muslimi)Ky hadith tregon për ligjshmërinë e ngjalljes së saj me faljen e namazit në të.

Së treti: Prej lutjeve më të mira që thuhen në natën e Kadrit
është ajo që ia ka mësuar Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Tirmidhiu transmeton – dhe e konsideron këtë transmetim të saktë
– nga Aisheja, e cila ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e dijë se
cila natë është nata e Kadrit, çka të them në të? Ai tha: Thuaj: O Zoti
im, ti je Falës dhe e donë faljen, andaj më fal mua.”
3

Së katërti: Caktimi i një nate të posaçme të Ramazanit si natë eKadrit ka nevojë për një argument të veçantë i cili do ta dallontenga netët e tjera. Megjithatë, më afër është që ajo të ndodhet nënetët tek të Ramazanit, e prej tyre nata e njëzet e shtatë është natamë e përafërt që në të të jetë nata e Kadrit. Kjo për shkak të
haditheve të transmetuara të cilat tregojnë këtë që u përmend.

Së pesti: Ndërsa bidatet nuk janë të lejuara si në Ramazan e ashtu edhe jashtë tij. Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut

(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai qëshpikë në çështjen tonë (fenë) diç që nuk është prej saj, i refuzohetatij” dhe ka thënë në një transmetim “Ai që vepron një vepër që nukështë në pajtim me çështjen tonë (fenë), ajo është e refuzuar.”Manifestimet që mbahen në disa natë të Ramazanit nuk e dimëse kanë bazë dhe duhet t’i përmbahemi udhëzimit të Muhamedit(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e që ështëudhëzimi më i mirë, ndërsa çështjet më të këqija në fe janë ato të shpikurat.

E suksesi i plotë varet nga Allahu i lartësuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *