Milaim Zeka: Albin Kurti mendon ma zi për Thaçin dhe Veselin sesa Donika Gërvalla

Milaim Zeka i ka komentuar deklaratat e mëhershme të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli, ku thoshte se do të dorëzojë materiale në Gjykatën Speciale, derisa iu ka referuar atyre si kriminelë.

Zeka tha kryeministri Albin Kurti mendon më rëndë dhe më zi për Thaçin dhe Veselin, sesa Donika Gërvalla.

“Albin Kurti mendon më zi dhe më terr se Gërvalla për Thaçin dhe Veselin”, tha Zeka.

Ai tutje në T7 ka thënë se është e pa imagjinueshme që kryeministri dhe presidenti i Kosovës nuk ia urojnë fitoren Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Këtë e bëjnë për të marrë pikë të ketë jugosllavët që ende e shohin ëndërr Jugosllavinë. Dhe shumë të tillë ka në Kosovë, por nuk guxojnë të shplohen”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti dhe Osmani do ta kërkojnë Hashim Thaçin për dialogun me Serbinë, duke përmendur planin për shkëmbimin e territorit me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *