Partia Demokratike e Kosovës kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz, lidhur me deklaratat e saj kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deklaratën se do të deponojnë në Gjykatën Speciale dëshmi kundër tyre.

Gjoshi tha për Gazetën Online Reporteri.net se pas këtyre deklaratave janë vetëm dy rrugë që duhet të ndiqen : dorëheqjen, ose të shkarkohet urgjent nga kryeministri Albin Kurti.

“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën. 1. Urgjentisht të japë dorëheqje. Ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, ka thënë Gjoshi.

Dorëheqja ose shkarkimi i saj është kërkuar edhe nga organizatat e dala nga Lufta dhe njohës të zhvillimeve në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *