Vjehrra i tha: si paske rradhitur mirë enët në maqinë vetëm i paske grumbuIIuar!

Vjehrra i tha: si paske rradhitur mirë enët në maqinë vetëm i paske grumbulluar!
Ajo tha: po i kam vënë me një dorë sepse bebin e kisha në krah dhe më qante.
Burri i tha me zë të lartë: pse nuk ma kishe hekurosë mirë kmishën?

Ajo i tha: isha pa gjum dhe se kam parë mirë.
Vjehrri tha: gjella sonte mu duk e pa zier.
Ajo tha: mfalni sot sjam ndjerë mirë kam qenë shumë e lodhur.

Fëmijët: nënë mësuesja sma pëlqeu vizatimin dhe në detyra kisha pasë gabime.
Ajo tha: e di, por aq munda për sot.

Unë them:
Këtë grua a e ndjeni robot apo njeri?
Kur do i falenderoheni dhe do i jeni mirënjohës për veprimet e saja?

Sa duar ka kjo grua? Një sa dhjetë.
Pse nuk i shfrytëzon secili duartë e veta?
Pse nuk edukojmë breza që falenderohen?

Pse nuk e mbështesim gruan, pse nuk e vlerësojmë sa duhet?
Apo vetëm kur të sëmuret ose të shkojë në spital do i dihen vlerat?

Kujdesuni për gratë, për nënat e fëmijëve tuaj sepse ato janë buzëqeshja e shtëpisë, ato që i japin vlerë dhe bukuri jetës suaj, ato që i ngriti dhe i vlerësoi Allahu ju assesi mos i përbuzni.

Falenderohuni ju fillimisht për mirësitë e tyre e pa dyshim se fëmijët do i vinë pas sjllejes suaj.
Nëse ato një ditë ndahen nga kjo botë, atëherë do shihni se sa e zymtë është jeta pa to!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*